Sot do të mblidhet Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë COVID-19 nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Në këtë komision sot do të jetë ish-kryeministri i Kosovës, njëherit edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Kështu bëhet e ditur në njoftimin e këtij komisioni.

Kurti pritet të merret në pyetje nga anëtarët e këtij komisioni në ora 14:00.

Para Kurtit do të raportoj ish-udhëheqësi i Zyrës për Komunitete në zyrën e kryeministrit të Kosovës, Nenad Rasiq.

Kujtojmë që në fillim të muajit shkurt të 2020-tës, me 66 vota pro asnjë kundër dhe 10 abstenime, Albin Kurti ishte zgjedhur kryeministër i Kosovës. Ai bëri koalicion qeverisë me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) e cila doli partia e dytë fituese. nga ministritë që ndanë, Lëvizja Vetëvendosje mori edhe udhëheqjen e Ministrisë së Shëndetësisë. Ministri kjo që në krye kishte, Arben Vitinë.

Rrjedhimisht, Qeveria Kurti në mars u përballë me shfaqjen e virusit SARS CoV2. Kështu kjo qeveri mori një sërë masash për të parandaluar përhapjen e virusit që po merr jetë njerëzish.