Kurti thotë se  duhet të përgatitemi për kohëra edhe më të vështira

Kurti thotë se  duhet të përgatitemi për kohëra edhe më të vështira

Kryeminsitri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se çdo ditë në këtë kohë të pandemisë po e viziton më shumë se një komunë,  se ai nuk i dallon komunat sipas etnisë.

Në emisonin ‘’Click’’ të RTV21, Kurti tha se nga komunat po kërkon që spitalet rajonale të jenë më të përgatitura, në këtë mënyrë që të ketë shtretër jo vetëm në Prishtinë por, në të gjitha spitalet.

”Spitalet rajonale duhet të jenë më të përgatitura, në këtë mënyrë që të ketë shtretër jo vetëm në Prishtinë por edhe nëpër këto spitale duhet ta shpresojmë më të mirën por,  të përgatitemi për kohëra edhe më të vështira’‘, tha Kurti. /21Media