Pas takimit me kryeministrin belg De Croo dhe Komisionerin për Bujqësi dhe Zhvillimi Rural, Ëojciechoëski, kryeministri Kurti u takua me Didier Reynders, Komisionerin e Bashkimit Evropian për Drejtësi.

“Sundimi i ligjit është parakusht i një shoqërie demokratike dhe të zhvilluar. Ajo është vlerë e Bashkimit Evropian. Drejtësia dhe reforma në drejtësi është prioritet bazë i Qeverisë së Republikës së Kosovës”, tha Kurti në takim.

Sipas një komunikate për media, ai e njoftoi Komisionerin Reynders për planet e Qeverisë për reformë në drejtësi, siç është procesi i vettingut në sistemin e drejtësisë dhe të sigurisë, si dhe luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit nëpërmjet konfiskimit të pasurisë së paligjshme dhe të pajustifikueshme. Kjo reformë do të bëhet në bashkëpunim me institucionet dhe ekspertët nga Bashkimi Evropian.

Në takim ishin edhe zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi dhe zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz./21Media