Kurti takohet me anëtarët e VV-së nga Qendra në Prishtinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, që është edhe kryetar i Degës së Vetëvendosjes në Prishtinë kanë mbajtur një takim me anëtarët e VV-së, ku kanë folur për opozitarizmin që partia e tyre do të bëjë në kryeqytet ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës që janë në koalicion qeverisës.
Në komunikatën e dërguar nga Qendra e VV-së në Prishtinë thuhet se këtë vit do t’i shtojnë aktivitetet e tyre, sepse siç pohojnë nevojat po shtohen.

“Vizioni qeverisës; Qyteti për publiken; Qytetari në qendër; Urbanizmi progresiv; – ishin tema ku u fokusuan diskutimet tona dy ditore. Viti që shkoi i dha Prishtinës një opozitë të re. Formë e re e opozitës. Krahas kësaj, në këtë vit do t’i shtojmë aktivitetet tona sepse nevojat po shtohen. Me zgjedhjet e reja në Organizatën tonë ne kemi krijuar struktura të reja të cilat do të jenë afër qytetarëve”, thuhet në komunikatën e VV-së./21Media
Back to top button