Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim disa prej miqve të ngushtë të Ukshin Hotit, zotërinjtë Sherif Konjufca, Ekrem Kryeziu, Ali Kryeziu, Mentor Kaçi.

Në taskim, sic njofton Zyra e Kryeministrit, u shpalosën kujtime të burgut deri në rrethanat e inteligjencës politike.

Ali Kryeziu tha dy përcaktime. Ukshini ka qenë ideolog, jo politikan. Sepse nuk mund ta thjeshtosh kurrë kompleksitetin e dijes së tij në analizues rrethanash, por vetëm ta ndeshësh si sintetizues politike. Ai ka qenë pra më shumë se ç’mund të themi për të. Ishte në natyrën e tij, si mendues e veprues, të trondiste çdo konceptim me një artikulim që e përmbyste dëshirën për me u vendos në një marrëdhënie të qetë me kohë“, thuhet në njoftim./21Media