Kurti takoi Komisionerin Evropian për Agrikulturë në Bruksel

 
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili sot po zhvillon vizitë zyrtare në Bruksel, ka takuar Komisionerin Evropian për Agrikulturë, Janusz Wojciechoëski.
Kurti ka thënë se kanë prezantuar planet e reformës sonë për të rritur prodhimin, për të përmirësuar kualitetin dhe për të gjallëruar fshatrat.
“Një diskutim i frytshëm me Komisioneri për Agrikulturë, Janusz Wojciechoëski. Ne prezantuam planet e reformës sonë për të rritur prodhimin, për të përmirësuar kualitetin dhe për të gjallëruar fshatrat”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Ai ka bërë të ditur se ka kërkuar përkrahje për të përparuar përshpejtuar çasjen e Kosovës në Asistencën e para-anëtarësimit për zhvillimin rural./21Media

Back to top button