Kurti takon shefin e OSBE-së në Kosovë, flasin për rregulloren e BQK-së

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim dje, shefin e misionit të OSBE në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport.

Siç bëhet e ditur nga njoftimi i  Zyrës së  Kryeministrit, Ambasadori Davenport dhe Kurti, diskutuan mbi temat aktuale në Kosovë, përfshirë fazën tranzitore dhe informuese të zbatimit të rregullores së Bankës Qendrore, dhe fushat e bashkëpunimit.

“Në takim, ndër të tjera u theksua rëndësia e komunikimit efektiv me publikun, me ç ‘rast u përmend video mesazhi i kryeministrit drejtuar komunitetit serb në Kosovë, në gjuhën serbe, në lidhje me përmbajtjen, qëllimet dhe zbatimin e rregullores në fjalë.”, thuhet në njoftimi

Kryeministrit Kurti falënderoi ambasadorin Davenport për bashkëpunimin e afërt dhe mbështetjen e vazhdueshme në projekte dhe fusha me interes të përbashkët./21Media

Back to top button