Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka takuar sot Sekretarin Gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Kurti ka thënë se me Stoltenberg ka biseduar për anëtarësimin e Kosovës në Aleancën Veriatlantike.

“NATO është aleanca më e madhe e sigurisë që bota ka parë ndonjëherë. Me Sekretarin Gjeneral, Jens Stoltenberg theksova se prezenca e saj në Kosovë është e domosdoshme për të mbajtur paqe dhe siguri si dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO e bën rajonin dhe Evropën shumë më të sigurt”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Nga ana tjetër Stoltenberg, pas takimit tha se NATO mbështet përpjekjet për të riaktivizuar bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit dhe sipas tij, dialogu është mënyra e vetme për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme politike.

Në kuadër të vizitës zyrtare në Bruksel, kryeministri Albin Kurti është duke zhvilluar takime me përfaqësuesit më të lartë të BE-së. Ndërkohë dje bëri të ditur se nuk do të takohet më 11 maj me presidentin serb, Vuçiq për të rifilluar dialogun./21Media