Ish-kryeministri i Kosovës,  Albin Kurti pëmres një video mesazhi  ka komentuar edhe intervistimin e presidentit Thaçi nga Prokurori i Specializuar në Hagë.

Ai ka thënë se kryeministri Avdullah Hoti është ”vegël e presidentit Thaçi”, derisa, për presidentin ka thënë se ulësen e të parit të shtetit e ka marrë me vete para prokurorisë speciale.

”Në bazë të nenit 131 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, gjendjen e jashtëzakonshme e shpall presidenti, dekreti i të cilit duhet të marrë pëlqimin në Kuvend. Pse kjo qeveri na kërcënon me shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme? Çfarë pune ka ajo me këtë shpallje? Vetëm një shpjegim e ka kjo: kryeministri koti është zëdhënës i presidencës, vegël e Thaçit, e i cili karrigen e presidentit të Republikës e mori me vete para prokurorisë speciale në Hagë”, ka thënë Kurti ndër të tjera. /21Media