Kurti thotë se shumica e sulmuesve në Banjskë ishin pjesëtarë të “Mbrojtjes Civile” ose “Brigadës Veriore”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se bazuar në informatat preliminare shumica e terroristëve të përfshirëve në sulmin e 24 shtatorit ishin pjesëtarë të organizatave “Mbrojtjes civile’ ose të Brigadës Veriore”. Këto dy organizata janë shpallura terroriste në Kosovë.
“Më lejoni të përkujtoj se më 29 qershor i kemi shpallur dy organizata terroriste. ‘Mbrojtja civile’ dhe ‘Brigada veriore’ si organizata terroriste që veprojnë në territorin e Kosovës, andaj edhe nëse diçka tregojnë informatat preliminiare, shumica e të përfshirëve në këtë sulm kriminal që rezultoi me vrasjen e rreshterit policor, është se ata ishin pjesëtarë ose të ‘Mbrojtjes civile’ ose të Brigadës Veriore’, ose të të dyjave”, tha Kurti në tryezën e titulluar “Procesi i Berlinit: Arritjet e deritanishme, pritjet nga samiti i ardhshëm dhe përfitimet e mundshme nga Iniciativa e Përbashkët e Tregut Rajonal”, të organizuar nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), në bashkëpunim me HD – Qendra për Dialog Humanitar.
Kurti pret ndëshkimin e Serbisë në debatin e Parlamentin Evropian
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që në seancën e sotme të Parlamentit të Bashkimit Evropian të ndëshkohet Serbia për sulmin ndaj Kosovës.
Ai këto deklarata i bëri në tryezën e titulluar “Procesi i Berlinit: Arritjet e deritanishme, pritjet nga samiti i ardhshëm dhe përfitimet e mundshme nga Iniciativa e Përbashkët e Tregut Rajonal”, të organizuar nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), në bashkëpunim me HD – Qendra për Dialog Humanitar.
“Presim që të ndodh ndëshkimi për sulmuesit, në këtë rast Serbisë që e mbështeti ushtarakisht, financiarisht, politikisht, zyrtarisht atë që ndodhi në Banjskë të Zveçanit. Por në të njëjtën kohë edhe ekstradimi i të gjithë atyre që po ndjeken sepse ikën nga vendi i krimit. Më lejoni të përkujtoj se me datën 26 qershor në Kuvendin e Kosovës ne i kemi shpallur dy organizata terroriste, ‘Mbrojtjen civile’ dhe ‘Brigadën veriore’, të cilat kanë vepruar dhe veprojnë në territorin e Republikës së Kosovës në mënyrë ilegale”, tha kryeministri Kurti./21Media