Në një takim të përbashkët, Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, pritën Kryesuesin e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Trepçës, Sylejman Hyseni, u.d. Kryeshefin Ekzekutiv të Trepçës, Hysen Vrajolli dhe ish drejtorin e Trepcës, Nazmi Mikullovci.

Në takim, përfaqësuesit e ndërmarrjes publike “Trepça” diskutuan mbi potencialin e Trepçës dhe planet për maksimizimin e këtij potenciali. Kapacitetet e saj janë shtetndërtues, por për realizimin e tyre duhet të hartohen plane dhe të ketë planifikim.

“Trepça ka vëmendjen e plotë të Qeverisë dhe Kryeministrit në detyrë. Derisa po ballafaqohemi me pandeminë e cila përpos shëndetit publik po na e cenon edhe shëndetin ekonomik, për Trepçën jemi duke u kujdesur përmes masës së katërt të Pakos Fiskale Emergjente kurse ajo do të ketë vëmendje edhe më të shtuar në pakon e dytë fiskale të rimëkëmbjes ekonomike.”, u tha në takim./21Media