Kërkon të shtyhet seanca dhe të bëhen bashkë kundër COVID-19

Kërkon të shtyhet seanca dhe të bëhen bashkë kundër COVID-19

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në një konferencë për media ka prezantuar sot para mediave pikat e pakos fiskale emergjente.

Kurti tha se kjo qeveri në detyrë ka vendosur për një pako fiskale emergjente që është dizajnuar për të arritur disa qëllime, ndihmë financiare për shtresat më të varfëra të shoqërisë, së dyti të ndihmojë bizneset, të stimulohet rritja e aktivitetit ekonomik, punonjësit e sektorëve esencial që janë të ekspozuar më së shumti, të stimulohet punësimi dhe formalizmi në sektorin privat.

Sipas tij, kjo pako ka si qëllim politikat afatgjate për të stimuluar rimëkëmbjen e ekonomisë.

Ai tha se Kosova ka nevojë edhe për kredi e për solidaritet kombëtar, derisa ka përmendur se ka kërkuar ndihmë edhe nga mërgata. “Seanca e sotme e kuvendit të Kosovës, është e çuditshme, meqenëse pakoja emergjente fiskale është çështje qeverie, nuk është çështje e diskutimeve në kuvend që synojnë një mocion rezolute. Natyrisht që ne kemi nevojë edhe për kredi, edhe për donacione ndërkombëtare, kemi nevojë edhe për solidaritet kombëtar, dhe mu këtë gjë ne e kemi bërë duke u angazhuar në tri këto fusha, e së fundi konkretisht unë duke kërkuar edhe mbështetjen nga mërgata jonë për xhirollogarinë për thesarin e shtetit.”, tha Kurti.

Kryeministri në detyrë, pati edhe një porosi ku sugjeroi që të shtyhet seanca për dy muaj. “Me qenëse ka pak deputet, është shtyrë seanca për gjysmë ore, unë them ta shtyjnë për një muaj a dy muaj, edhe ta luftojmë bashkërisht pandeminë Covid-19, dhe të dalim nga kjo krizë e cila s’na dallon për nga partitë”, theksoi ai.

Pikat e pakos që ka prezantuar kryeministri në detyrë:

1. Pagesa e dyfishtë e vlerës së skemës sociale.

2. Pagesa shtesë në 30 euro në muaj për të gjitha skemat sociale dhe pensionale.

3. Mbështetje financiare për shoqëritë tregtare që janë në vështirësi, mbulimi i shpenzimeve për pagat e punonjësve, subvencioni i qirasë deri në 50 përqind dhe kontributet pensionale.

4. Sigurimi i huadhënies pa interes, kthimi bëhet deri në fund t ëvitit.

5. Sigurimi imbështettjes shtesë financare për komuna.

6. Sigurimi mbi pagë për punonjësit që janë ekspozuar drejtpërdrejtë rrezikut në 300 euro për dy muaj.

7. Pagesë shtesë për 100 euro për punëtoret e dyqaneve, furrave, barnatoreve, për dy muaj.

8. Pagesa e asistencës mujore prej 130 euro për qytetarët që humbin vendet e punës.

9. Mbështetja e projekteve që synojnë përmirësimin e jetës së komuniteteve që janë goditur rëndë nga kjo situatë në vlerë deri në 2 milionë euro.

10. Sigurimi i likuiditetit financiar për dy kategori, mikrondërmarrjet dhe të vetë punësuarit nëpër mjet programit të caktuar të kredive të shumës deri në 10 mijë euro dhe kategoria e dytë shoqëritë tregtare që ofrojnë shërbime bazike të ngjashme me ato të ndërmarrjeve.

11. Rritja e buxhetit për grante dhe subvencione për ministrinë e bujqësisë.

12. Rritja e buxhetit për ministrinë e Kulturës.

13. Mbështetje për eksportuesit në Kosovë pas përfundimi të situatës në vlerë deri në 10 milionë euro.

14. Mbështetje financare për shoqëritë tregtare që regjistrojnë punëtorët me kontratë pune nga 130 euro për dy muaj pasues në vlerë deri në 6 milionë euro gjithsej.

15. Pagesa e asistencës mujore në vlerë prej 130 euro për punëtorët e lajmëruar si të papunë kjo për tre muaj.

Kurti e ka arsyetuar veprimin e ushtruesit të detyrës së punëve të Brendshme, Xhelal Sveclës që përmes vendimit iu ka dhënë leje deputetëve për të marrë pjesë në seancë. Kurti tha para mediave se me këtë veprim janë duke u trajtuar njëjtë qytetarët dhe deputetët.