Kurti tregon detaje nga takimi me Lajçakun

 

Kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti ka folur sot rreth takimit me të dërguarin evropian për dialogun Mirosllav Lajçak të cilin e ka zhvilluar mbrëmë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Kurti ka treguar se Lajçak i ka thënë që procesi i dialogut me Serbinë duhet të jetë i përgatitur mirë dhe të jetë parimor.

“Mbrëmë prita Mirosllav Lajçak, EUSR-në për dialogun Kosovë-Serbi, në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje. Ai i përcolli urimet e tij më të mira qeverisë së ardhshme dhe unë e informova atë për përparësitë tona kryesore të vendeve të punës dhe drejtësisë.Ne të dy ramë dakord që dialogu është i rëndësishëm dhe duhet të jetë i përgatitur mirë dhe parimor. Duhet të jetë transformues dhe transparent, në mënyrë që qytetarët të jenë përfituesit, dhe duhet të jetë një koordinim i mirë transatlantik ndërmjet SHBA dhe Bashkimit Evropian.”, ka shkruar Kurti./21Media

Back to top button