Kurti: U bëjmë thirrje qytetarëve që të jenë të qetë

Kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve të vendit që të tregojnë qetësi për shpërthimin që ka ndodhur në kanalin kryesor të Ibër Lepencit.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që të jenë të qetë dhe të ndjekin në vazhdimësi udhëzimet dhe njoftimet nga institucionet në Republikën e Kosovës. Organet shtetërore janë të angazhuara për të siguruar menaxhimin e situatës, rikuperimin e dëmit dhe  zbardhjen e plotë të rastit”, ka thënë Kurti në një konferencë të jashtëzakonshme për media.

Back to top button