Kryeministri Albin Kurti sot u prit në takim nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të cilën e falënderoi për mbështetjen e BE-së në ballafaqimin e Kosovës me pandeminë COVID-19 nëpërmjet asistencës financiare dhe sigurimit të vaksinave nëpërmjet mekanizmit COVAX.

Siç informoi qeveria, Kurti e falënderoi Komisionin e BE-së për përpjekjet për të siguruar dozat e reja të vaksinave sa më shpejt të jetë e mundur për Kosovën.

Kryeministri Kurti theksoi prioritetet e Qeverisë për investime që ofrojnë vende të reja të punës dhe reforma në drejtësi.

“Ai theksoi se me një qeveri që ka punësimin dhe drejtësinë në fokus, është shans i mirë edhe për Bashkimin Evropian që të dëshmojë se reformat për Ballkanin Perëndimor funksionojnë.”, u bë e ditur në komunikatë./21Media