Kurti e ka informuar Trumpin dhe Pompeon lidhur me programin qeverisës

Kurti e ka informuar Trumpin dhe Pompeon lidhur me programin qeverisës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka dërguar letër Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump si dhe Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo.

Ai ka njoftuar presidentin Trumpin se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për zgjidhjen e çështjeve të mbetura ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë përmes dialogut, proces i duhet të përfundojë me njohjen e ndërsjellë të dy shteteve.

Kurti po ashtu ka informuar Trumpin dhe Pompeon lidhur me qëndrimin e tij, që nga data 15 mars, të hiqet tarifa për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Ndryshe, kuvendi i Kosovës po mban seancë të jashtëzakonshme, pas paralajmërimeve të kryeministrit, Albin Kurti për heqjen e tarifës 100% ndaj mallrave serbe e boshnjake./21Media