Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, po vijon takimet me krerët e institucioneve të Kosovës.

Osmani është pritur në takim edhe nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ndërsa, gjatë ditës së premte ministri Osmani u taku me ministren e Punëve të Jashtme në Kosovë, Donika Gërvalla dhe Presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Ministri Osmani pas takimit me Gërvallën është deklaruar ku tha se Maqedonia e Veriut është e gatshme të ndihmojë Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian, teksa mbështet edhe dialogun Kosovë – Serbi.

Po ashtu në konferencë për media ministri Osmani dhe Gërvalla u shprehen se ky takim i sotëm riafirmon raportet e jashtëzakonshme pozitive bilaterale mes dy vendeve.