Kurti ua tregon punën e dyvjeçare në qeveri edhe një delegacioni të ekspertëve të Ballkanit Perëndimor

Pas seancës së Kuvendit, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua me një delegacion të ekspertëve të Ballkanit Perëndimor nga organizata Këshilli Atlantik, të udhëhequr nga drejtori i qendrës në Evropë, Jorn Fleck.

Në njoftimin e qeverisë thuhet se kryeministri i njoftoi ata me rezultatet e qeverisjes dhe punën e këtyre dy vjetëve të qeverisjes në indekset ndërkombëtare.

“Po ashtu i njoftoi me progresin në ekonomi, rritjen mesatare për rreth 7 përqind në dy vite qeverisje, rritjen e buxhetit dhe të ekonomisë dhe rritjen e eksporteve, duke theksuar se Kosova është dëshmi se demokracia dhe zhvillimi ekonomik shkojnë krah për krah. Në takim u bisedua edhe për zhvillimet në Kosovë, rajon dhe për procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri e falënderoi për mbështetjen, kontributin dhe rolin e Këshillit Atlantik”, thuhet në njoftim.

Back to top button