Nesër do të takohet me zyrtarë të Bashkimit Evropian

Nesër do të takohet me zyrtarë të Bashkimit Evropian

Kryeministri Albin Kurti udhëton sot për në Bruksel, ku nesër do të fillojë takimet me zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian, presidentin e Parlamentit Evropian, me presidentin e Komisionit Evropian, si dhe me shefin e politikës së jashtme të BE-së. Para kësaj vizite kryeministri Kurti bisedoi me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kossnet dhe me të dërguarin e posaçëm të Departamentit amerikan të Shtetit, Metju Pallmer./21Media