Urimi i Kurtit për Pashkët ortodokse

Urimi i Kurtit për Pashkët ortodokse

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ua ka uruar Pashkët besimtarëve ortodoksë.

Kurti ka thënë se ndryshe nga ceremoniali mijëravjeçar, besimtarët nuk do të munden që fizikisht të shkojnë bashkë në Meshën e shenjtë.

“Sonte besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkët.  Pazakonshëm, ndryshe nga ceremoniali mijëravjeçar, besimtarët nuk do të munden që fizikisht të shkojnë bashkë në Meshën e shenjtë. Por shpresën për përtëritjen e lutjet për ditë më të mira të gjithë në familjet e tyre do t’i japin pa kursim. U bashkohem atyre duke ua uruar Pashkën, besimtarëve shqiptarë ortodoksë kudo ku jetojnë, si dhe besimtarëve ortodoksë të minoriteteve të ndryshme etnike në vendin tonë. Si sot, 112 vite më parë, Imzot Fan S. Noli e përfundoi përkthimin e botimin dhe e mbajti Meshën në shqip në Pashkët e atij moti për komunitetin shqiptar ortodoks në Boston”, ka shkruar Kurti në Facebook./21Media

Sonte besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkët. Pazakonshëm, ndryshe nga ceremoniali mijëravjeçar, besimtarët nuk do të…

Posted by Albin Kurti on Saturday, 18 April 2020