Kurti uron nga KEK-u: Me ata të cilët punojnë që ne të festojmë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka vizituar Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) në natën e ndërrimit të motmoteve. Kreu i ekzekutivit tha se është me ata të cilët punojnë që të tjerët të festojnë.
“Me ata të cilët punojnë që ne të festojmë, nga vendi prej nga na vjen ndriçimi sonte teksa urojmë njëri-tjetrin, gëzuar Viti i Ri 2023, të gjithë Juve të dashur qytetarë, familjeve, miqve e kolegëve tuaj!”, shkroi Kurti në Facebook.
Në bazë të fotove të publikuara, Kurti ka vizituar dy departamente në KEK ndërsa i pranishëm ka qenë edhe kryeshefi ekzekutiv Nagip Krasniqi.
Ndryshe, vetëm një ditë më parë, qeveria i ndau KEK-ut 20 milionë euro me rastin e vendosjes së obligimit të shërbimit publik./21Media

Back to top button