Kurti: Vepra e Adem Jasharit ka frymëzuar popullin tonë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar për takimin e zhvilluar me Rifat Jasharin, vëllain e komandantit legjendar Adem Jashari për nderë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Kurti ka thënë se me Rifat Jasharin, si dhe me dy ikona të artit dhe muzikës kombëtare, Shkurte Fejzën dhe Ilir Shaqirin, i ka bërë bashkë Epopeja e UÇK-së.

“Pasi na e mbushën Kuvendin me tinguj kumbues e madhështor, Epopeja e UÇK-së na bëri bashkë me Bacën Rifat, Presidenten Osmani dhe kryekuvendarin Glauk Konjufca dhe artistët e kombit, Shkurte Fejza dhe Ilir Shaqiri. Vepra dhe jeta kryekomandantit e frymës së një populli të pasur në jetën e tij artistike, për të kujtuar gjithmonë sakrificën e bërë për çlirimin e Kosovës”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.

Back to top button