Kurti viziton shtëpinë dhe familjen e Kadri Zekës

I shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni dhe deputeti i Kuvendit, Hydajet Hyseni, Kryeministri, Albin Kurti përmbylli ditën e sotme me vizitë në shtëpinë e Kadri Zekës.
Ai, aty u mirëprit dhe bashkëbisedoi me bacën Shaip, vëllaun e heroit Kadri Zeka.
Gjatë ditës kryeministri Kurti organizoi dhe mori pjesë në akademinë përkujtimore të Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës me rastin e 40-vjetorit të vrasjes së tyre dhe pastaj edhe në “Akademinë e Flakës”, kushtuar po ashtu jetës dhe veprës së Kadri Zekës, Jusuf e Bardhosh Gërvallës, si dhe Nuhi Berishës, Rexhep Malajt, Zija Shemsiut e veprimtarëve tjerë./21Media

Back to top button