Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë se po planifikojnë të nxitin studentët më të mirë të nivelit Master, të angazhohen në mësimdhënie dhe të ofrojë përgatitje profesionale të vazhdueshme në nivel kombëtar për të gjithë,

Në bisedë me profesorin e Universitetit të Harvardit, Fernando Reimers, Kurti tha se diskutuan mbi sfidat e arsimit dhe politikat për mandatin e ardhshëm, duke filluar nga shujtat falas për të gjithë fëmijët, eliminimin e notave për klasat fillore të ulëta etj.

“E dimë se shumica e klasëve në shkolla janë të mbingarkuara, dhe një reformë që propozoi profesori Reimers e që ka funksionuar për shtetet e ngjashme është angazhimi i asistentëve për mësimdhënësit e të gjitha niveleve. Lëvizja VETËVENDOSJE! planifikon të nxit studentët më të mirë të nivelit Master të angazhohen në mësimdhënie, dhe të ofrojë përgatitje profesionale të vazhdueshme në nivel kombëtar për të gjithë”, ka shkruar Kurti në “Facebook”./21Media