Kurti: ZRRE duhet ta mbikëqyrë KEDS-in

Kurti tha se është e vërtetë se KEDS ka monopol dhe kjo nuk është mirë

Në Panelin për bashkëpunim rajonal të organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës, kryeministri Albin Kurti u pyet nga përfaqësues të biznesit nga “Freskia” për çështjen e energjisë elektrike dhe heqjen e monopolit për rrjetin shpërndarës energjetik.

Kryeministri Kurti tha se është e vërtetë se KEDS ka monopol dhe kjo nuk është mirë. “Privatizimi në atë kohë ka qenë gabim. Nuk duhet që ndërmarrësit t’i paguajnë defektet e KEDS-it. ZRRE-ja duhet ta mbikëqyrë KEDS-in”, tha Kurti.

Kurti foli edhe për ligji e duhanit, i cili tha se shteti duhet të jetë i barabartë për të gjithë.

Back to top button