Kancelari i Austrisë, Sebatian Kurz e ka uruar Avdullah Hotin për emërimin si kryeministër i Kosovës.

“Urime Avdullah Hotit në emërimin si kryeministër i ri i Kosovës. Ne do të vazhdojmë ta përkrahim Kosovën në rrugën e saj evropiane dhe inkurajojmë progresin e mëtutjeshëm në dialogun Beograd-Prishtinë”, shkruan Kurtz në Twitter.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës është votuar Qeveria Hoti. Formimi i Qeverisë u votua me 61 vota për, ndërsa 24 kundër dhe një abstenim. Hoti do të qeverisë me kabinetin e tij të përbërë nga 4 zëvendëskryeministra dhe 16 ministra./21Media