Kusari-Lila thotë se faktet dhe të vërtetat do të thuhen në Gjykatë

Kusari-Lila thotë se faktet dhe të vërtetat do të thuhen në Gjykatë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë kundër 19 personave për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar. Personat e akuzuar janë ish-ministra të “Qeverisë Thaçi 2”, Besim Beqaj, Mimoza Kusari-Lila, Dardan Gashi, Nenad Rashiqi, si dhe ish drejtori i KEK-ut, Arben Gjuka.

Deputetja Mimoza Kusari-Lila, përmes një postimi në Facebook ka dhënë detaje rreth procesit të kësaj aktakuze.

Ajo ka thënë  se nuk është befasuar, pasi që hetimet kishin nisur në vitin 2015.

“Për këtë temë në përgjithësi dhe për këtë hetim në veçanti, për herë të parë jam informuar në vitin 2015, kur unë vetëm kisha lënë Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe isha zgjedhur Kryetare e komunës së Gjakovës. Në ndërkohë, në vitin 2016 kam qenë e ftuar një herë nga policia e Kosovës në cilësinë e dëshmitares dhe për herë të parë për këtë temë u ftova nga prokuroria e Kosovës, në nëntor të vitit 2019, kur Prokurori i rastit gjatë intervistës deklaroi se “tashmë çdo gjë është gati dhe më shumë arsyetime mund të jepni në Gjykatë”, ka shkrur ndër tjera Kusari-Lila.

Deputetja ka treguar se në lidhje me rastin ajo ka qenë e ftuar nga policia në vitin 2016, por në cilësinë e dëshmitares.

“Në ndërkohë, në vitin 2016 kam qenë e ftuar një herë nga policia e Kosovës në cilësinë e dëshmitares dhe për herë të parë për këtë temë u ftova nga prokuroria e Kosovës, në nëntor të vitit 2019, kur Prokurori i rastit gjatë intervistës deklaroi se “tashmë çdo gjë është gati dhe më shumë arsyetime mund të jepni në Gjykatë””, ka shkruar Kusari-Lila.

Në fund, ajo ka deklaruar se faktet dhe të vërtetat do të thuhen në Gjykatë, aty ku edhe duhet të triumfojë vetëm drejtësia.

“Unë sot ndihem e liruar se më askush nuk do të ma mbajë mbi kokë hetimin, ashtu siç për vite me radhë u trajtua ky rast varësisht nga rrjedhat politike në vend. Tani faktet dhe të vërtetat do t’i themi në Gjykatë, aty ku edhe duhet të triumfojë vetëm drejtësia”, ka shtuar Kusari-Lila. /21Media