Deputetja mendon se mjegulla që pengoi vizitën e Markoviqit mund të ishte evituar

Deputetja mendon se mjegulla që pengoi vizitën e Markoviqit mund të ishte evituar

Deputetja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila mendon se mjegulla e aeroportit e cila pengoi ardhjen e kryeministrit malazez, Dushko Markoviq, mund të ishte evituar sikur të ishte funksional Aeroporti i Gjakovës.

Kusari-Lila thotë se mjegulla do të vazhdojë të jetë mbi Kosovë deri sa qeveriset kështu si po qeveriset tani.

“E tërë Kosova do të vazhdojë të jetë në mjegull deri sa ka vendime dhe qasje oportune të lidershipit të vendit.
Ndërsa, mjegulla e aeroportit e cila pengoi ardhjen e KM të Malit të Zi, Dushko Markoviq, mund të ishte evituar, sikur të ishte funksional Aeroporti i Gjakovës.

Por, mjegulla do të vazhdojnë të jetë mbi Kosovë deri sa qeveriset kështu si po qeveriset tani. Në pritje të Diellit”, ka shkruar Kusari-Lila në Facebook./21Media