Deputetja nga radhët e Grupit Parlamentar të Lëvizje Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila reagoi, pas rezultateve preliminare, sipas së cilave Shpejtim Bulliqi i Lëvizjes Vetëvendosje fitoi zgjedhjet e sotme në komunën e Podujevës.

Kusari-Lila uroi Bulliqin dhe Podujevën  dhe u shpreh se së shpejti, ndryshimi i radhës do të jetë në tërë Kosovën.

“Fitorja e Lëvizja VETËVENDOSJE!dhe Kryetarit të zgjedhur Shpejtim Bulliqi sonte në Podujevë flet zëshëm për vullnetin e qytetarëve për ndryshim dhe nevojën për t’u shprehë pas mllefit të akumulluar me situatën në Kosovë. Urime Podujevë, Urime bashkëpunëtorë të Lëvizjes dhe urime Kryetar i zgjedhur i Podujevës!4, së shpejti!”, shkroi Kusari-Lila në facebook.

Në rezultatet preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pa numërimin e votave me kusht dhe atyre me postë, Shpejtim Bulliqi i Lëvizjes Vetëvendosje ka fituar me 51.64% të votave në Podujevë. Në konferencën e fundit të KQZ-së për sot, kryetarja Valdete Daka ka bërë të ditur se Nexhmi Rudari, kandidati i LDK-së në Podujevë, parti kjo që deri tani ka qeverisur me këtë komunë për 20 vjet, ka marrë 35.97% të votave. “Shpejtim Bulliqi, Lëvizja Vetëvendosje ka 51.64% të votave të numëruara, Nexhmi Rudari LDK ka 35.97 për qind dhe Naim Fetahu PDK ka 12.40 për qind të votave të numëruara. Këto janë rezultatet preliminare pa votat me musht dhe votat jashtë vendit. Në Mitrovicën e Veriut Lista Serbe Milan Radojeviq ka 89.81 për qind të votave të numëruara, Erden Atiq nga VV ka 3.68 për qind, Florent Azemi PDK 3.54 për qind”, ka thënë Daka./21Media