Deputetja, Mimoza Kusari-Lila, ka akuzuar kryeministrin Avdullah Hotin për ndërrim të qëndrimeve. Andaj ajo kërkoi nga kryeministri siguri se nuk do të ndryshojë qëndrime edhe gjatë bisedimeve në Uashington.

“E dini qëndrimin për minishengen edhe për zonën ekonomike, edhe për të gjitha këto tema. Dhe nuk do të ndërroj qëndrim për këto tema”, tha kryeministri Hoti.

Por deputetja Kusari-Lila, akuzoi Hotin se gjatë kohëve të fundit ka ndryshuar qëndrim për minishengenin dhe temat e tjera politike.

Andaj kërkoi nga ai që të tregojë nëse do të ndryshojë qëndrim edhe për minishengenin, të cilin e vlerësonte të dëmshëm.

“Nuk po flas me spekulime, nëse doni po i lëshoi edhe Kuvendit të Kosovës dhe dëgjojeni intervistën e ambasadorit Grenell. Ai deklaron se në Uashington do të diskutoni për minishengen. Në rast se ju thoni se ju do të mbani të njëjtin qëndrim në kundërshtim me minishengen. Pra po më intereson të dëgjoj nga ju, cili do të jetë qëndrimi juaj. Ju keni ndërruar qëndrim z. Hoti. Keni ndërruar qëndrim për tema politike, për çështje të koalicionit”, tha Kusari-Lila.