Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se do të vazhdohet me iniciativën për ndryshime në Ligjin për Zgjedhje pavarësisht dështimit të sotëm që të votohet në Kuvend me procedurë të përshpejtuar.

Sipas saj, kjo iniciativë nuk do të përmbyllte reformën zgjedhore, por vetëm do ta niste atë.

Kusari-Lila ka folur edhe lidhur me kushtëzimin e votës së LDK-së për presidenten me tërheqjen e Ligjit, duke thënë se kjo flet më shumë për ata që e japin një kushtëzim të tillë.

“Ata po na tregojnë që ne na kushtëzojnë me një proces që mund të përfundojë me zgjedhje në mes të pandemisë”, ka thënë Kusari-Lila./21Media