Çështje ditësh se kur partitë do të bëjnë publikë emrat e pretendentëve për këtë post

 Çështje ditësh se kur partitë do të bëjnë publikë emrat e pretendentëve për këtë post

Në pritje të shpalljes së datës së zgjedhjeve, në qarqe politike tashmë vlojnë diskutimet kush do të jenë kandidatët për kryeministër. Ndër njohës të rrethanave politike ka pikëpamje se vendimi i kushtetueses i ka zënë në befasi partitë politike. Megjithëkëtë, është çështje ditësh se kur partitë politike do të bëjnë publikë emrat e atyre që synojnë të marrin mandatin e ardhshëm në krye të Qeverisë së Kosovës, sikurse që tashmë e bëri Partia Demokratike e Kosovës.(Teksti- Burim ZARIQI, kamera- Sahit TROSHUPA)./21Media