Numërimi i votave në SHBA po shkon drejt fundit. Kanë mbetur pak shtete për t’u përmbyllur në tërësi procesi zgjedhor. Gara vazhdon të jetë e ngushtë mes dy kandidatëve, Donald Trump nga Partia Republikane dhe Joe Biden nga Partia Demokratike.

Me 71% të fletëve të votimit të postuara në Pensilvani, zyrtarët duhet të numërojnë edhe 763,000 nga 2.6 milionë vota të hedhura, sipas faqes zyrtare të shtetit dhe raportimit nga Kristen Holmes i CNN-it.

Përditësime të mëdha priten nga Qarku Filadelfia, më i madhi në shtet dhe Qarku Allegheny, shtëpia e Pittsburgh, para se të mbarojë nata, njoftoi Holmes.

Në Qarkun Filadelfia, një bastion i madh demokrat, 120,000 fletëvotime me postë mbeten të pa numëruara. 70% e atyre votave u hodhën nga demokratët e regjistruar, ndërsa 20% u hodhën nga republikanët e regjistruar, transmeton rtv21.tv.

“A nënkupton çdo fletëvotim me postë elektronike se është një votim demokrat? Absolutisht jo,” tha Holmes në Qarkun e Filadelfias. “Por ata po anojnë Demokratin”.

Në qarkun Allegheny 46,000 fletëvotime me postë mbeten për t’u numëruar, që nga ora 12:45 e mëngjesit./21Media