Kosova dhe Moldavia ndeshen sot ndërmjet vete në sfidën e fundit së Ligës së Kampionëve për këtë vit, e cila do te luhet në Stadiumin “Fadil Vokorri” në Prishtinë

Për te dyja skuadrat fitorja ka peshë shumë të madhe pasi qe i  mban në këtë nivel të garave, ndërsa humbësi bie një kategori më poshtë pra në Ligën D.

Përkundër kësaj UEFA ka deleguar një treshe të gjyqtarëve pak të njohur.

Fjala është për gjyqtarët estonezë. Roomer Tarajev do të jetë “bilbili” kryesor i kësaj sfide i ndihmuar nga asistentët Neeme Neemlaid e Sander Saga. Ndeshja Kosova – Moldavia nis nga ora 20:45. \21MEDIA