Vogëlushja ishte pjesë edhe e serialit "Kösem"

Vogëlushja ishte pjesë edhe e serialit “Kösem”

Filmi turk “7 Kogustaki Mucize” që në shqip do të thotë  ‘Mrekullia në qelinë numër 7’, po komentohet shumë nga publiku shqiptar, pasi që reagimet e tyre po i bëjnë publike në rrjetet sociale.

Tema e këtij filmi ka të bëjë me dashurinë e një vajze dhe babait me aftësi të kufizuara mendore.Vajza e vogël e cila në mëyrë profesionale luan rolin e “Ovës” është Nisa Sofiya Aksongur.

“Ova” një vajzë e vogël e dëshpëruar për të rikthyer në shtëpi përsëri babanë e saj të akuzuar rrejshëm për një vrasje, i cili gjithashtu është me aftësi të kufizuara mendore.

Nisa me këtë rol ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve, jo vetëm shikuesve të serialit por, edhe të regjisorëve turk të cilët po e vlerësojnë si njëren prej aktoreve më të talentuar të moshës së saj.

Por, kush është vogëlushja në jetën reale? Nisa ka lindur në vitin 2011 në Stamboll ku edhe jeton me familjen e saj.

Ajo përvojën esaj të parë të aktrimit e ka pasur në  personazhin e “Hanzades”, i luajtur në serialin “Kösem” në vitin 2015.

Në të njëjtin vit, ajo u angazhuaa edhe në serialin “Adını Sen Koy” ku vogëlushja i dha jetë personazhit të “Asya”.

Përveç këtyre roleve aktorja 9-vjeçare gjithashtu është pjesë e disa reklamave televizve në Turqi.
Kur jemi te “Yedinci Kogustaki Mucize” theksojmë se ky film nuk është i bazuar në një ngjarje të vërtetë. Për herë të u publikua në tetor të vitit 2019 në Netflix, ndërsa ende po vazhdon të ketë audiencë dhe shikueshmëri të madhe. /21Media