Në ekranin e RTV21 ka filluar të transmetohet seriali turk “Kampionil”, serial ky i cili ka marrë vëmendje të madhe jo vetëm në Turqi por, edhe vendet tjera.

Ky serial ka një temë mjaft interesante dhe prekëse. Një djalë i ri i cili ka synim që të ndeshet në ring me kamionin e boksit, i cili ia vrau babain e tij gjatë një ndeshje.

Në mesin e aktorëve që marrin pjesë në këtë seiral është edhe aktorja e njohur turke, Yildiz Çagri Atiksoy në rolin e ”Sunës”, shkruan rtv21.tv

Aktorja me rolin e saj arriti që shumë shpejt të pëlqehet, por kush është ”Suna’ jashtë serialit”?

Yildizi është 34 vjeçare, ajo ka lindur në Izmir të Turqisë, dhe ka studiuar për tetarë në Izmir. Më poshtë mund t’i shihni disa fotografi të aktores në përditshmëri që duket se e ka një stil krejt ndryshe nga ai që e shihni në serial.

 

Kujtojmë se, seriali transmetohet nga e hëna në të premtën duke filluar nga ora 20:00./21Media