Kush punon – gabon…
31 Dhjetor 2020
Edhe gazetarët dhe prezantuesit e rryer ndodh të hutohen në çaste të caktuara, të bëjnë lapsuse…
Edhe gazetarët dhe prezantuesit e rryer ndodh të hutohen në çaste të caktuara, të bëjnë lapsuse…
Kush punon – gabon, një thënie e vjetër, mbase e tejkonsumuar, e stërpërdorur edhe nga gazetarët.
Ç’ është e vërteta, edhe gazetarëve dhe prezantuesve të rryer, me përvojë të gjatë para kamerave u shpëton ndonjë gabim, ndodh të hutohen në çaste të caktuara…
Natyrisht, nuk bëjnë ndonjë përjashtim as gazetarët dhe prezantuesit e Radiotelevizionit 21.
Kolegu ynë Arian Havolli me kujdes dhe pedantëri gjatë tërë vitit vetë i vjel dhe vetë i monton këto gabime gjatë punës në Radiotelevizionin 21. Veçoi një pjesë të tyre edhe për këtë emision.(E pergaditi-Arian HAVOLLI)./21Media