Terrori nuk ka fe, kështu vlërson Bashkësia Islame e Kosovës, e cila citon një pjesë të librit të shënjtë të muslimaveve Kurani ku thuhet: “Kush vret një njeri është sikur të ketë vrarë mbarë njerëzimin”.

BIK dënon sulmin e mbremshem në Vjenë të Austrisë.   E quajnë vepër të dënueshme dhe të papranueshme që për qëllim ka frikën, shantazhin e kaosin, si dhe sfidimin e rendit dhe ligjit . “Nuk duhet bërë asnjë kompromis me terrorin, sepse terroristët nuk përfaqësojnë asnjë vlerë e asnjë besim përveç krimit e terrorit. Terrori nuk ka fe, por ka ideologji që ne nuk duhet pranuar e heshtur para tij.”, thuhet në reagimin e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës.

Në këto momente, BIK-u thekson se qëndron afër popullit e shtetit mik të Austrisë, duke bashkëndjer dhimbjen me familjet e viktimave, ndërsa të plagosurve u dëshiron shërim të shpejtë.

BIK rikujton që profeti i muslimanvë ka thënë së “Mysliman është ai njeri, nga dora dhe gjuha e të cilit njerëzit janë të sigurt”.

Nga sulmi që ndodhi mbrëmë  në Vjenë të Austrisë janë konfirmuar katër të vdekur, kurse 17 të tjerë janë lënduar. Për shkak të situatës shkollat do të jenë të mbyllura sot në Vjenë. Ministria e Brendshme e Austrisë, po vazhdon të bënë thirrje për njerëzit të shmangin qendrën e qytetit, dhe nëse kanë mundësi të qëndrojnë në shtëpi. Qeveria e Austrisë ka shpallur tri ditë zie. /21Media