Thirrje për të gjithë qytetarët e Kosovës jashtë vendit

Thirrje për të gjithë qytetarët e Kosovës jashtë vendit

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës bëri të ditur sonte që secili nga qytetarët tanë që hynë në Kosovë, nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës apo kufijve tokësor, do të dërgohet në karantinë për 14 ditë, në një vend të caktuar nga Ministria e Shëndetësisë.

“Për shkak të kapaciteteve të kufizuara të karantinimit dhe në mënyrë që mos ta rrezikoni shëndetin tuaj, të familjes suaj dhe qytetarëve të tjerë, ju bëjmë thirrje që vetëm rastet, të cilat kanë urgjenca, të paraqiten në Ambasadat dhe Konsullatat e Republikës së Kosovës, për t’u përfshirë në listën e kthimit.”, bëri të ditur ministria përmes komunikatës.

Po ashtu, thirrjen e njëjtë MPJD u bëri të gjithë qytetarëve, të cilët synojnë të hyjnë në Kosovë nëpërmjet rrugëve tokësore.

“Pandeminë COVID-19 nuk do të mund ta luftojmë nëse nuk kemi bashkëpunimin e gjithsecilit. Prandaj, kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.”, u theksua më tutje në komunikatë.

Kujtojmë që, me dy rastet e sontme, numri i të prekurve nga koronavirusi në Kosovë ka shkuar në 24./21Media