Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami pas vjedhjes së mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Kosovës, ka paralajmëruar se do të dënohen me burg të gjithë ata që keqpërdorin paratë e buxhetit të Kosovës.

Gjithashtu, Bajrami ka bërë të ditur se do të verifikohet pastërtia e secilit zyrtar me pozitë të ndjeshme në Ministrinë e Financave.

“Në këtë situatë po e mendoj vetëm një opsion: luftimin e hajnave, kudo qofshin, kushdo qofshin dhe të kujtdo qofshin”, ka shkruar Bajrami në Facebok.

Bajrami ka konfirmuar se katër transaksione të dyshimta kanë ndodhur në Thesarin e Kosovës me rastin e ‘avullimit’ të më shumë se 2 milionë eurove dhe se njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe dy persona të tjerë ndodhen në arrati.

Kushdo që vjedh – qoftë edhe një euro – duhet të përfundojë në burg dhe të japë llogari para ligjit, para popullit dhe…

Posted by Hykmete N. Bajrami on Wednesday, October 21, 2020

Pas këtij rasti, Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar dorëheqjen e ministres Bajrami nga posti i saj./21Media