Abrashi: Vota e deputetit Etem Arifit, antikushtetuese.-Kryeziu: Nëse ndodh duhet të përsëritet procedura për zgjedhjen e Qeverisë

Abrashi: Vota e deputetit Etem Arifit, antikushtetuese.-Kryeziu: Nëse ndodh duhet të përsëritet procedura për zgjedhjen e Qeverisë

Gjykata Kushtetuese nesër do të mbajë seancë dëgjimore lidhur me kushtetutshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi, për të cilën kishte kërkuar interpretim Lëvizja Vetëvendosje. Seanca pritet të fillojë në orën 10:00. Ish-zëvendëskryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, vlerëson se nëse vota e deputetit Etem Arifi shpallet antikushtetuese duhet të përsëritet procedura për zgjedhjen e Qeverisë.(Teksti- Burim ZARIQI, kamera-    )./21Media