Kushtetuesja vendos për mandatin e kryetarëve të komunave

Në Maqedoni sot do të shqyrtohetn iniciativat për pezullim të dy neneve

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë në seancën e sotme duhet t’i shqyrtojë iniciativat për pezullim të dy neneve nga Ligji për vetëqeverisje lokale dhe nga Kodi zgjedhor me ç’rast do të mundësohet që kryetarët e komunave dhe këshilltarët të qëndrojnë në funksionet e tyre deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale. Siç është publikuar në web faqen e Gjykatës, në të njëjtën seancë do të vendoset edhe se nëse mund të fillojë pagesa e subvencioneve për bujqit.

Iniciativa e cila i dedikohet kryetarëve të komunave është pikë e tretë për seancën që do të mbahet sot, ndërsa me të kërkohet vlerësim i kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së nenit 35, paragrafi 1 dhe të nenit 49 nga Ligji për vetëqeverisje lokale, nenit 16, paragrafi 1 dhe nenit 16, paragrafi 1 në pjesën “në gjysmën e parë në maj” nga Kodi zgjedhor.

Deri te Gjykata Kushtetuese iniciativa për vazhdimin e mandatit të kryetarëve të komunave dhe këshilltarëve dorëzuan Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, Ministria e Drejtësisë dhe nga Kongresi botëror maqedonas.

Zgjedhjet lokale duhej të mbaheshin në gjysmën e parë të majit, por për shkak të asaj që nuk u zgjodh kryetari i Kuvendit, skaduan afatet për shpalljen e tyre në kohën e paraparë.

Bashkësia e njësive të vetëqeverisjes lokale apelon dhe sugjerim që Parlamenti i Republikës së Maqedonisë, urgjentisht dhe pa anulim, ndërsa më së voni deri të premten këtë javë, të gjejnë zgjidhje për mandatet e kryetarëve të komunave dhe këshillave komunal. Një nga mundësitë, sipas BNJVL-së, është ndryshimi i Kodit zgjedhor, në vend që në gjysmën e parë të konfirmohet datë e re për mbajtje të zgjedhjeve lokale.

Gjykatësit kushtetues në seancë do ta shqyrtojnë iniciativën e dorëzuar nga shoqata bujqësore Agrotikveshija me të cilën kërkohet kontestim i nenit nga Kodi zgjedhor sipas të cilit është ndaluar pagesa e subvencioneve deri në formimin e Qeverisë së re. Një pjesë e agro-ekspertëve presin që Gjykata Kushtetuese ta kontestojë nenin, sepse bëhet fjalë për pagesa të rregullta të planifikuara në Buxhet.

Iniciatorët kërkojnë vlerësim të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së nenit 8-a paragrafi 1 në pjesën: “dhe zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në pajtueshmëri me rezultatet nga zgjedhjet” dhe alineja 1; paragrafi 2 në pjesën: “dhe zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në pajtueshmëri me rezultatet nga zgjedhjet” dhe alineja 1; paragrafi 3 në pjesën: “dhe zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në pajtueshmëri me rezultatet nga zgjedhjet” nga Kodi zgjedhor dhe nenit 11 paragrafi 1, paragrafët 2 dhe 3 në pjesët: “dhe zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në pajtueshmëri me rezultatet nga zgjedhjet” nga Ligji për parandalim të korrupsionit.

Ministri i Financave Kirill Minoski paradokohe deklaroi se pengesë kryesore për pagesë janë dispozitat nga Kodi zgjedhor. Minoski pohoi se në Buxhet ka të holla, dhe në qoftë se Gjykata Kushtetuese e konteston nenin menjëherë do të fillojnë me pagesë, shkruan TV21./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button