Kushtetuesja rreth votës (jo)diskutabile të një deputeti…
2 Dhjetor 2020
Seanca kushtetuese për rastin e votës së deputetit Etem Arifit
Seanca kushtetuese për rastin e votës së deputetit Etem Arifit
Është mbajtur seanca gjyqësore në Gjykatën Kushtetuese për rastin e votimit të qeverisë Hoti nga deputeti Etem Arifi.
Lëvizja Vetëvendosje si parashtruese e kërkesës tha se vota e deputetit është antikushtetuese sepse i njëjti ishte dënuar nga Gjykata. Por, përfaqësuesi i Qeverisë e kundërshtoi, duke theksuar faktin se deputeti Arifi është certifikuar nga KQZ-ja dhe se rrjedhimisht vota e tij është legjitime.
Gjykata Kushtetuese u ka dhënë afat palëve që deri më 7 dhjetor të dërgojnë argumente shtesë në lidhje me ligjshmërinë apo jo të votës së deputetit Etem Arifi./21Media