Aktori i njohur, Kushtrim Hoxha ishte i ftuar në emisionin "Diçka po Zihet" në RTV 21. Ai përveç sukeseve në Kosovë, karrierën e tij po e zhvillon në Amerikë ku po shfaqet në seriale me famë botërore, si "Elementary", “The Blacklist”, "Blue Bloods" e të tjerë. Ndërsa në San Diego ku Hoxha kreu studimet master, ishte aktiv në teatër kryesisht në atë klasik.

Aktori i njohur, Kushtrim Hoxha ishte i ftuar në emisionin “Diçka po Zihet” në RTV 21. Ai përveç sukeseve në Kosovë, karrierën e tij po e zhvillon në Amerikë ku po shfaqet në seriale me famë botërore, si “Elementary”, “The Blacklist”, “Blue Bloods” e të tjerë. Ndërsa në San Diego ku Hoxha kreu studimet master, ishte aktiv në teatër kryesisht në atë klasik.

Hoxha e vlerësoi si eksperiencë interesante rolin në “The Black List”, pasi që sipas tij është produksion shumë i madh. Ai tha se ka qenë edhe për të befasi e këndshme kur e ka fituar rolin në këtë serial. Iu është thënë se do të dilte edhe në epizoda të tjerë, por për shkak të pandemisë gjërat ende kanë mbetur pezull.

Por, kjo nuk është puna e vetëm e cila i ka mbetur pezull Kushtrim Hoxhës, ai tregoi se për shkak të pandemisë janë shtyrë edhe dy projekte në New York, një serial edhe një fim e po ashtu është shtyrë edhe një xhirim në Evropë.

Sa i përket periudhës së pandemisë, Hoxha tha se e kaloi në New York, ndonëse i la në gjysmë shumë projekte ai tregoi se këtë kohë e shfrytëzoi për të kaluar më shumë me familjen.