Kuvendi debaton për politikën e jashtme ​më 12 prill

Më 7 prill, do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të shqyrtohen një varg pikash, ndërsa më 12 prill në orën 13:00, do të diskutohet politika e jashtme.
Kështu ka bërë të ditur shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.
“Ju njoftojë se seanca e radhës së Kuvendit mbahet me 7 prill, ditën e enjte me agjendën si vijon. Përveç pikave të zakonshme dhe deklarimeve jashtë rendit të ditës, pyetje parlamentare shqyrtimi i parë për plotësimi ndryshimin e ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, pastaj shqyrtimi i parë për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për procedurën përmbarimore. Gjithashtu formimi i komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave nga radhët e komunitetit shqiptar. Pikë tjetër është shqyrtimi i projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin ligjit për zyrtarët publikë. Shtesë kësaj është caktuar që debati parlamentar për politikën e jashtme të mbahet të martën më 12 prill me fillim në ora 13:00. Arsyeja e orës 13:00 është se dita e marte është ditë e komisioneve funksionale”, ka thënë  ajo./21Media

Back to top button