Mbështetët nga LDK, PDK e AAK e 6plus por jo nga VV

Mbështetët nga LDK, PDK e AAK e 6plus por jo nga VV

Kuvendi i Kosovës ka diskutuar sonte mbi projektligjin për ishikim të buxhetit për vitin 2020. Gjatë prezantimit të këtij projekligji, ministrja e Financave Hykmete Bajrami tha se ky projektligj adreson sfidat që janë shkaktuar nga kriza e pandemisë Covid 19 në vendin tonë. Theksoi se pandemia ka dëmtuar ekonominë dhe të hyrat tatimore. Sipas saj, në vitin 2020 rënia ekonomike do të jetë prej 3%, ndërsa rënia e të hyrave do të jetë 232 milionë euro. Bajrami po ashtu bëri të ditur se Pakoja për rimëkëmbjen ekonomike do të jetë 385 milionë euro për vitin 2020. Projektligji për rishikim të buxhetit është përkrahur nga grupi paralmentar i LDK-së i PDK-së AAK-së dhe 6plus, ndërsa nuk është mbështetur nga grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje. /21Media