Me 74 vota pro, asnjë kundër dhe 10 abstenime Kuvendi i Kosovës, sot ka votuar formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-19 nga ish-Qeveria Kurti.

Përbërja e të këtij komisioni është: Mimoza Kusari-Lila – kryesuese, Labinotë Demi-Murtezi e Fatmire Mulhaxha Kollçaku nga Lëvizja Vetëvendosje, Ekrem Hyseni, Ilir Ferati e Veton Berisha nga Lidhja Demokratike e Kosovës, deputetja Eliza Hoxha, e cila në këtë komision është edhe zëvendëskryesuese dhe Bekim Haxhiu e përfaqësojnë Partinë Demokratike të Kosovës.

Shkumbin Demaliaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ndërsa Listën Serbe në këtë komision e përfaqëson Milosh Peroviq, kurse koalicionin Nisma-AKR e përfaqëson deputeti Endrit Shala.

Po ashtu, me 73 vota është miratuar edhe kërkesa e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovë për miratimin për caktimin e taksës investive prej 0.33 për qind dhe taksës operacionale prej 0.065 për qind për vitin 2020.

Kuvendi ka bërë edhe zëvendësimin e deputetëve në komisionet parlamentare sipas propozimeve të grupeve Parlamentare./kp