Kuvendi i Kosovës e ai i Shqipërisë mbledhje të përbashkët në Tiranë të dielën

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se do të mbajë mbledhje të përbashkët me atë të Shqipërisë të dielën më 27 nëntor 2022, në orën 10:00, me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Siç bëhet e ditur në njoftim, në këtë mbledhje, deputetëve do t’u adresohen kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca.
“Mbledhja do të vijojë me fjalimin e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama dhe fjalimin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti.Nga një fjalë përshëndetëse do të mbajnë edhe kryetarët e grupeve parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës. “, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se në shënim të këtij përvjetori, do të mbahen edhe aktivitete të tjera kulturore./21Media

Back to top button