Interpelanca për pezullimin e aplikimit për anëtarësim në organizata ndërkombëtare

Interpelanca për pezullimin e aplikimit për anëtarësim në organizata ndërkombëtare

Kryeministri Avdullah Hoti gjatë ditës kishte ballafaqim me deputetët e Kuvendit të Kosovës. Në rend dite ishin interpelancë pas interpelance. Tri radhazi. Interpelanca e parë ishte për pezullimin njëvjeçar të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Kryeministri Hoti tha se ky hap duhet parë në frymën e koordinimit me partnerët ndërkombëtarë. Në lidhje me bisedimet me Serbinë, kryeministri Hoti theksoi se është çështje muajsh: ose do të ketë marrëveshje me njohje reciproke, ose do të konstatojmë se nuk mund të arrihet kjo marrëveshje./21Media