Me iniciim të këshilltarëve të PDK-së, Kuvendi Komunal i Ferizajt dhe ai i Vitisë miratuan një deklaratë në mbështetje të luftës së pastër të UÇK-së dhe kundër aktakuzave të padrejta të Gjykatës Speciale kundër pjesëtarëve të UÇK-së.

Këtë deklarate e përkrahën të gjitha grupet parlamentare të të dyja kuvendeve, ndërsa u theksua se kjo deklaratë është njëra ndër deklaratat më të mira të miratuara në kuvendet komunale përkatëse.

UÇK ka vepruar kundër regjimit gjenocidal të Serbisë në mbrojtje të popullatës civile, e cila po asgjësohej me çdo formë nga ushtria, policia e paramilitarët serb, kjo përpjekje për ndalimin e gjenocidit serb është përkrahur edhe nga Aleanca Veriatlantike NATO e udhëhequr nga SHBA.